living social

Home | News | Kulture | Në kuzhinë me Arbanën

Në kuzhinë me Arbanën

Font size: Decrease font Enlarge font
Në kuzhinë me Arbanën

Arbana Osmani ekskluzivisht për revistën “Living:

SI LINDI PASIONI për kuzhinën dhe sesi rrugëtoi ai deri tek ideja për të botuar një libër me receta. KUJTIMET me gjyshërit kalojnë nga stomaku, po ashtu edhe dashuria për bashkëshortin. DREKAT e darkat me miqtë, të cilëve ua shpreh dashurinë përmes gatimit dhe vendimi që të ardhurat nga libri të shkojnë për fëmijët e ngujuar në Veri...

RECETA PËR ATA QË DUA - Ditë të ngarkuara për moderatoren e Top Channel, midis projekteve në televizionin ku punon, librit të parë të kuzhinës dhe detyrimeve familjare. Për momentin po i përballon presionet e fillimit të sezonit, sepse është kthyer e freskët nga një udhëtim në Afrikë, ku mori shumë energji. Gjëja e parë që bëri në Tiranë sapo u kthye, ishin pikërisht fotot për “Living”. Do të flasim për kuzhinën, kështu që më mirë të futemi drejt e në thela. Dhe çfarë thelash! “Torta” e Arbanës, kësaj here është vërtet “e ëmbël”: një libër jo vetëm me receta, por dhe histori dashurie që kalojnë nga tigani! KUZHINA është një gjest i shpeshtë dhe i sinqertë për të shprehur dashurinë e shumica e kujtimeve tona kanë lidhje me aromat e shijet. Aroma e fasuleve kur sapo je kthyer në shtëpi nga shkolla, petullat e gjyshes për mëngjes apo një darkë romantike me qirinj, për njeriun e zemrës. Ushqimi na jep energji, na sjell humorin, por mbi të gjitha, na mbledh rreth një tryeze të madhe për të festuar. “E vërtetë, – pranon Arbana, - qëkurse kam filluar të gatuaj, Krishtlindjet me miqtë i kalojmë në shtëpinë tonë”. Të veçantë këtë libër e bën pikërisht fakti se në të janë recetat që Arbana ua ka kushtuar njerëzve të zemrës: bashkëshortit, familjes e miqve! “Nuk është thjesht një libër kuzhine, janë përjetime personale, është një album i familjes sime, i rrëfyer përmes recetave të gatimit, - tregon ajo. – Është një libër dashurie, kushtuar njerëzve të shtrenjtë, sepse aty gjenden recetat që kam gatuar e frymëzuar prej tyre”. Duke filluar nga gjyshërit. “Kur isha fëmijë shkonim te gjyshërit në fshat... Atëherë njerëzit ishin të varfër, u duhej të gatuanin me pak përbërës, kështu që sajonin lloj-lloj marifetesh për t’i dhënë më shumë shije gatimit. Mendoj se këto aroma e shije kanë qenë gjithmonë në të pandërgjegjshmen time”. Por ka edhe receta të huazuara nga miq të veçantë, të cilët i fton në shpesh për dreka e darka në shtëpi. I kemi parë fotot me Amarda Toskën apo fqinjën e saj, Xhemi Shehun. “Tashmë kam mësuar shijet e gjithsecilit dhe përpiqem të gatuaj gjërat që u pëlqejnë, – thotë – Me Xhemin për shembull, gatuajmë ëmbëlsira, sepse ajo i ka shumë qejf! Ngaqë më pëlqen të gatuaj gjëra të ndryshme, 3 ose 4 pjata në mbrëmje, ndodh të mbyllem në kuzhinë nga ora 4 deri në 9 të darkës”. Fton miq thuajse çdo javë... Sot për shembull, do të gatuajë për botuesen e librit të saj, Arlinda Dudajn. Ndihet gjithmonë si para një sprove, por pranon se ky lloj “presioni” nuk i ka bërë veçse mirë. Mendimet e njerëzve të besuar e kanë ndihmuar të përmirësohet.

1001 sepse
Ka “1001 pse” për ta blerë librin me receta të Arbana Osmanit. Të mësoni histori të bukura, të provoni receta të reja, por mbi të gjitha, për të bërë një gjest bamirësie. Paratë që do të mblidhen nga shitja e librit do shkojnë për fëmijët e ngujuar në Veri, me rastin e festave të fundvitit. Një gjest i bukur nga ana e moderatores, e cila siç kemi e kemi kuptuar nga programi i saj, “1001 pse”, i do shumë fëmijët! Për këtë projekt, Arbana tregon se është ndihmuar nga miq e bashkëpunëtorë, por dhe nga disa kompani prestigjioze në vend, si Conad, Coin Casa, EHW, Aqua Panna e San Pellegrino apo Les Grands Chateaux pa të cilët ky projekt do të kishte kushtuar më shumë dhe libri do ishte shitur me një çmim më të lartë nga ai që prezantuesja ka vendosur.
Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Subscribe to comments feed Komente (0 u postua)

total: | shfaq:

Postoni komentin tuaj

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe shihni ne imazh:

Captcha

Log in

  • Dergo me email Dergo me email
  • Printo artikullin Printo artikullin
  • Vetem tekst Vetem tekst
Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Taguar si:

Nuk ka tage per kete artikull

Votoni artikullin

1.00