Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës u vendos se një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, k&eu...
Përbërësit:
Përgatitja: Në robot përziejmë miellin, gjalpin, niseshtenë, sheqerin pluhur dhe të verdhat e vezëve në thërrime. Shtojmë kripën, lëkurën e grirë të limonit dhe vazhdojmë t’i përziejmë në robot derisa të kemi si rezultat një brumë homogjen. I japim brumit formë të rrumbullakët dhe e lëmë të pushojë të mbuluar me letër plastike për një orë në frigorifer. Pas kësaj kohe, brumin e punojmë pak me dorë mbi një sipërfaqe të sheshtë. E ndajmë më pas në topa të vegjël sa një kokërr arre, i vendosim te tava e furrës e veshur më parë me letër furre, shtypim me gisht çdo biskotë në mes për të krijuar një gropë të vogël dhe të thellë. I lëmë në frigorifer për 30 minuta dhe më pas i pjekim për 12-15 minuta në furrën e ngrohur më parë me 180°.
Kremi lemon curd:
Tretim gjalpin në një tenxhere të vogël, shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë dhe e lëmë në flakë të ulët duke e përzier pa ndërprerje me rrahësin e vezëve, derisa të trashet. E lëmë të ftohet. Kur biskotat dhe kremi të jenë ftohur plotësisht, i mbushim te gropat e krijuara me pak krem dhe i zbukurojmë me një frutë të freskët.
Nga: Linda Fishta
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës u vendos se një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, k&eu...
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Nga Denada Nako Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. &Cc...