“VALENTINO” nën një udhëheqje të re: Alessandro Michele i “Gucci”-t i bashkohet gjigandit tjetër italian
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Edhe në rast se nuk e organizoni në shtëpi darkën e Shën Valentinit, mund t’i përgatisni biskotat e t’I merni me vete, atje ku do festoni. Dalin aq të bukura e të shijshme sa mund t’I bëni edhe dhuratë!
Përbërësit:
Për brumin frola: 250g miell ● 125g gjalpë i butë në temperaturë ambienti ● 100g sheqer ● 1 vezë ● lëkura e 1 limoni ● një majë luge kripë
Për t’i mbushur: reçel luleshtrydhesh
Përgatitja:
1.Përziejmë në një tas të gjithë përbërësit. E mbështjellim brumin me letër plastike dhe e lëmë të pushojë në frigorifer për 1 orë afërsisht.
2.Hapim brumin me petës me pak miell dhe presim format e biskotave në formë zemre. I vëmë te tava e mbuluar me letër furre, i lëmë të ftohen në frigorifer 30 minuta (mos e anashkaloni këtë proces) dhe më pas I pjekim për 12-15 minuta në furrën e ngrohur më pare me 180°. Kur janë akoma të nxehta i mbushim gjysmat e biskotave me pak reçel dhe sipër i vëmë biskotën tjetër. Vazhdojmë kështu edhe për biskotat e tjera. Kur të ftohen plotësisht, I spërkasim me pak sheqer pluhur. Ruhen për 3-4 ditë në kuti për biskota me kapak.
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...