Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Living, Fotografia Armand Habazaj
Në rast se përgatisni ëmbëlsira të vogla, është më e lehtë të kontrolloni sasinë që hani! Qershitë do t’I freskojnë gatimet e ëmbla dhe do t’I japin shije verore! Përgatitini për fëmijët me pak sheqer.
Koha e përgatitjes - 20 minuta
Përbërësit për 6 copë:
140 g miell
80 g sheqer
2 lugë të vogla sodë për ëmbëlsira
1 majë luge sodë buke
1 majë thike kripë
30 ml vaj luledielli
1/2 vezë (e rrahim me pirun dhe përdorim gjysmën)
110 ml qumësht
30 kokrra qershi (afërsisht) - 6 kokrra i lëmë me bisht për zbukurim ndërsa të tjerave u heqim bërthamën
Përgatitja:
Ndezim furrën me 170 gradë.
1. Në një tas, përziejmë: miellin, sheqerin, sodën e bukës, sodën për ëmbëlsira dhe kripën.
2. Në një tas tjetër, përziejmë me pirun përbërësit e tjerë të lëngshëm dhe më pas i shtojmë në tasin ku kemi përzierjen tjetër. I përziejmë me lugë druri me shpejtësi për 30 sekonda. Shtojmë qershitë të prera në copa të vogla.
3. Zbrazim brumin nëpër forma dhe i pjekim për 20/25 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër.
Për kremin sipër:
100 ml pana e ftohtë nga frigoriferi
3 lugë djathë Philadelphia
1 lugë sheqer pluhur
ngjyrues ushqimorë rozë, disa pika (jo e domosdoshme)
Përgatitja:
Rrahim panën derisa të bëhet si e ngrirë. Philadelphia-n dhe sheqerin i përziejmë me pirun derisa të bëhen kremoze dhe pastaj i përziejmë me panën me kujdes, me spatul. Shtojmë ngjyruesin ushqimor dhe e hedhim në qese pastiçerie. Kur cupcake-t të jenë ftohur plotësisht, i zbukurojmë sipër sipas dëshirës. I vëmë sipër një qershi dhe janë gati për t’u shërbyer.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...