Ëmbëlsira

Është ora për një biskotë akullore të bërë në shtëpi

+

livtorrr
Kjo ëmbëlsirë nuk është tipike e akullt, siç I duhet gushtit, është e përshtatshme për këto temperature dhe, ç’është më e rëndësishmja, përgatitet lehtësisht në shtëpi!

Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj

Koha e përgatitjes - 30 minuta

Përbërësit për 6 persona:
» 30 biskota Petit Beurre ose ato që keni
» 200 ml pana e ëmbël shumë e ftohtë nga frigoriferi – në të kundërt shtoni 1 lugë të madhe sheqer pluhur
» 150 g kos grek (i trashë)
» 2 lugë të mëdha me Nutella
» 1 lugë e vogël gjalpë kikirku – mos e vini nëse nuk dëshironi

Përgatitja:
1.Në robot ose në një tas, me rrahësen elektrike rrahim panën derisa të bëhet si e ngrirë.
2.Në një tas tjetër, përziejmë Nutella-n dhe gjalpin e kikirikut, shtojmë kosin dhe më pas panën e rrahur pjesë-pjesë, duke e përzier me spatul me lëvizje nga poshtë-lart.
3.Në një tavë, vendosim pranë njëra-tjetrës 15 biskota, shpërndajmë sipër tyre kremin dhe vendosim biskotat e tjera mbi kremin duke u kujdesur që të jenë në një drejtim. E mbulojmë të gjithë tavën me plastmasë kuzhine dhe e lëmë në ngrirje në frigorifer për 3-4 orë. Kur ta shërbejmë, e nxjerrim nga frigoriferi dhe pas një minute e presim me thikë në drejtim të biskotave. Nëse nuk e konsumojmë të gjithë, e vëmë përsëri në ngrirje, të mbuluar me plastmasë kuzhine.