Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Nga Linda Fishta, Foto Armand Habazaj
I keni parë apo provuar boronicat e egra për këtë vit? Janë pak të shtrenjta por të paktën një herë për sezonin ia vlen që t’i provoni. Janë të shkëlqyera ashtu, të freskëta, por për sot i kemi bërë muffins!
Koha e përgatitjes–10 minuta
Koha e pjekjes-20 minuta
Përbërësit për rreth 8 copë:
90 g miell, tipi 00
90 g miell integral
90 g sheqer kaf
10 g sodë për ëmbëlsira
80 ml vaj ulliri me shije delikate ose vaj luledielli
1 banane e madhe, e pjekur mirë
80 ml qumësht soje – ose qumësht lope nëse nuk jeni veganë
1 majë thike kripë
150 g boronica të freskëta ose të ngrira - në këtë rast i gjithë brumi do të marrë ngjyrë
Përgatitja:
Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C.
1. Në një tas përziejmë të gjithë përbërësit e thatë: miellrat, sheqerin, sodën dhe kripën.
2. Në një tas tjetër përziejmë lëngjet: bananen e shtypur mirë me pirun, qumështin dhe vajin. Masat e dy tasave i përziejmë me lugë druri për pak sekonda, pra, jo shumë. Shtojmë boronicat dhe i përziejmë me kujdes me brumin.
Shpërndajmë brumin nëpër format e lyera më parë me vaj e miell dhe i pjekim në furrë për 20-25 minuta.
I lëmë të ftohen dhe vetëm atëherë i heqim nga format.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...