A do mbetemi pa çokollatë? Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Ftohtësia, në çdo rast, I bën ëmbëlsirat të duken më të lehta. Një parfe do të të bëjë të ndihesh më pak fajtor se një copë tortë, sado që sheqeri brenda është në të njëjtat masa. Sot kemi përgatitur një kek të ftohtë që mund të përgatitet me frutat që dëshironi…Ne kemi zgjedhur mjedrat…
Koha e përgatitjes - 30 minuta
Përbërësit për 7-8 persona:
» 350 g çokollatë e zezë
» 3 lugë qumësht
» 150 g biskota me gjalpë ose ato që keni
» 120 g gjalpë i ftohtë nga frigoriferi
» 120 g sheqer pluhur
» 1 bustinë vanilje
» mjedra, boronica ose fruta të freskëta sipas dëshirës
Përgatitja:
1.Tretim çokollatën bashkë me qumështin në një tenxhere të vogël në banjëmari, duke e përzier vazhdimisht me lugë druri. E heqim nga zjarri dhe pas 5-6 minutash shtojmë sheqerin pluhur, vaniljen dhe gjalpin në copa të vogla, duke i përzier me shpejtësi me lugë druri.
2.Copëtojmë biskotat në thërrime dhe i shtojmë te tasi ku kemi çokollatën, kur ajo të jetë vakur fare.
3.Në tavën me letër furre ose plastmasë kuzhine, hedhim gjysmën e kremit, fruta dhe përsëri krem. E mbulojmë me plastmasë kuzhine që të mos marrë erërat e frigoriferit. E lëmë të ftohet për një natë në frigorifer ose dhe 5-6 orë. E nxjerrim nga frigoriferi 10 minuta para se ta shërbejmë.
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Çiljeta ka dhënë më shumë detaje nga jeta e saj personale, ku dhe ka folur për fëmijët e saj. Këngëtarja ...