Dy tërmete të fortë në Greqi, 5.2 dhe 5.7 të shkallës Rihter
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Përkëdheleni veten me ëmbëlsira gjatë gjithë dhjetorit! Evitoni tortat e rënda me krem apo gjalpë shumë dhe gatuani kekun me fruta. Kombinimi i dardhës me limonin do t’iu pëlqejë shumë!
Përbërësit për dardhët me shurup - Tava me diametër
24cm: 4 dardhë të vogla ● 350ml ujë ● 100g sheqer ● 1 bustinë vanilje ● ½ lëng limoni
Përbërësit për bazën: 180g gjalpë i butë në temperature ambienti ● 180g sheqer ● 3 vezë ● 200g miell 00 ● 100g miell bajamesh (ose grini bajamet në mikser) ● 40ml qumësht ● 1/2 bustinë sodë
për ëmbëlsira ● lëkura e 1 limoni bio ● sheqer pluhur për zbukurim
Përgatitja:
1.Në një tenxhere hedhim ujin, sheqerin, vaniljen dhe lëngun e limonit. I vëmë në zjarr duke i përzier vazhdimisht,
derisa të marrin valë. Shtojmë tani dardhët që i kemi qëruar më parë, I kemi hequr farat me heqësen e farave nëse e keni dhe I kemi prerë fundin të drejtë që të mund të mbështeten te torta, por kujdes bishtin të cilin duhet ta ruajmë. I lëmë të marrin valë për 15 minuta ose derisa të shohim që janë zbutur. I heqim dhe i vëmë në një pjatë të ftohen.
2.Me rrahësin elektrik, ose në robot, rrahim gjalpin me sheqerin për 3 minuta. Shtojmë të verdhat e vezëve një nga një, lëkurën e limonit dhe dalëngadalë shtojmë edhe qumështin.
3.Rrahim si borë e ngrirë të bardhat e vezëve dhe i shtojmë me shumë kujdes te brumi duke hedhur here të bardhat e vezëve dhe here miellin dhe sodën nëpërmjet një site, duke përdorur spatula ose lugë druri për përzierjen e tyre.
4.Hedhim brumin te tava e lyer më parë me gjalpë e miell ose me letër furre. Vendosim tani dardhët te brumi duke i shtyrë që të arrijnë në fund të brumit. E pjekim në furrë për 50 minuta afërsisht, ose derisa të shohim që kruajtësja e dhëmbëve del e pastër. Gjatë pjekjes, mbulojeni me letër alumini që të mos digjet në sipërfaqe pasi koha e pjekjes është e gjatë. Kur torta të jetë ftohur plotësisht, e spërkasim me sheqer pluhur.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...