Ëmbëlsira

Kek me kakao dhe dardha

+

lkekmdardh
Dardhat i keni në treg, të llojeve të ndryshme, me lëng, pa lëng, me ngjyra e pa, si t’i doni! Në rast se ju rezultojnë të thata, siç nuk na pëlqejnë t’i hamë të freskëta, bëjini kek!

Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj

PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR 26CM:
150g miell misri i bluar imët ● 100g niseshte ● 80g kakao e hidhur ● 260g sheqer ● 50g mjaltë ● 5vezë ● 70g gjalpë i tretur (i ftohur) ● 1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16g) ● 4 dardha ● 1 majë thike kripë

PËRGATITJA:
Ndezim furrën me 180°c.
1. Në robot rrahim për 10 minuta vezët, sheqerin, mjaltin dhe kripën. Shtojmë me sitë kakaon, niseshtenë dhe sodën, shtojmë miellin e misrit, gjalpin, dhe tani i përziejmë me kujdes me spatul.
2. Shtojmë te brumi dardhët e qëruara dhe të prera në kubikë jo shumë të vegjël dhe i përziejmë me spatul. Hedhim
brumin në tavën e lyer me gjalpë e miell orizi dhe e pjekim për 50 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e thatë.