Ëmbëlsira

Kek me luleshtrydhe dhe gjalpë

+

kekmlusl

Përdorni miell integral për të përgatitur këtë kek, zgjidhni një gjalpë të cilësisë së mirë dhe mos e vrisni fare mendjen edhe nëse hani dy copa njëra pas tjetrës! Ideal për mëngjeset dhe mesvaktet e shpejta!

Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
— — —
PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR 26 CM:
280 g miell
1 bustinë sodë për ëmbëlsira (15 g)
160 g sheqer
3 kokrra vezë
180 g gjalpë i tretur, i vakët
60 ml qumësht
300-350 g luleshtrydhe

PËRGATITJA:
Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C. Luleshtrydhet e lara i presim në copa.
1.Në një tas, rrahim me rrahësen e vezëve me dorë vezët dhe sheqerin. Shtojmë gjalpin, qumështin, miellin dhe sodën me sitë. Shtojmë gjysmat e luleshtrydheve dhe i përziejmë me kujdes.
2.Hedhim brumin në tavën e lyer më parë me vaj e pak miell. Shpërndajmë copat e luleshtrydheve që na kanë mbetur dhe e vëmë të piqet për 35/40 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër.