“VALENTINO” nën një udhëheqje të re: Alessandro Michele i “Gucci”-t i bashkohet gjigandit tjetër italian
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Ata që nuk janë njoftuar ende për mollët e shijshme që sapo janë vjelë e që kanë mbushur tregun këto ditë, të dalin menjëherë, t'i blejnë dhe të bëjnë kekun!
PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR 23/24 CM:
4 kokrra molle ● 200g sheqer kaf + 4 lugë (ose sheqer i bardhë) ● 100g gjalpë i butë ● 100g djathë Philadelphia ● 2 lugë qumësht ● 3 vezë të mëdha ● 120g miell orizi ● 1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16g) ● 1/2 lugë kafeje
kanellë ose sipas dëshirës ● 2 lugë bajame të thërrmuara ● lëngu i një limoni
PËRGATITJA:
Ndezim furrën me 180 gradë C.
1.Qërojmë mollët, i ndajmë në feta, i spërkasim me lëngun e limonit dhe 2 lugë sheqer në një tas. I lëmë mënjanë.
2.Në robot përziejmë gjalpin me 200g e sheqerit, shtojmë kanellën, djathin Philadelphia, qumështin, vezët një nga
një, miellin e orizit dhe sodën me sitë. Shtojmë 2/3 e sasisë së mollëve, I përziejmë me spatul dhe hedhim brumin
në tavën e lyer më parë me gjalpë e miell orizi.
3.Vendosim sipër brumit fetat e mollëve që kishim lënë mënjanë dhe i spërkasim me bajamet dhe 2 lugët e sheqerit që kishim lënë mënjanë. E pjekim për 40/45 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër.
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...