Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Një nga recetat më të shijshme që bëhet e tillë për shkak të çokollatës së bardhë! Nëse nuk doni të ëmbëlsoheni shumë, mund ta përgatisni edhe vetëm me reçelin e qershisë!
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Përbërësit për tavë katrore me diamtër 20x20 (ose rrumbullake me diametër 24x26cm)
370 gr miell
1 bustinë sodë për ëmbëlsira
180 gr gjalpë i butë si krem
180 gr sheqer
2 kokrra vezë
1 bustinë vanilje
250 gr reçel qershie
15-20 kokrra qershi pa bërthamë
100 gr çokollatë të bardhë
1 lugë pana
Përgatitja:
1. Në një robot ose me rrahësin elektrik, rrahim sheqerin me gjalpin për 3 minuta. Shtojmë vezët një nga një dhe vaniljen. Shtojmë miellin me sodën nëpërmjet një site dhe vazhdojmë i përziejmë për një minutë me shpejtësi të ulët.
2. Në tavën e veshur me letër furre, hedhim ¾ e brumit, e shpërndajmë reçelin dhe kokrrat e qershive. Me një lugë hedhim në sipërfaqe, në mënyrë të çrregullt, pjesën tjetër të brumit. E pjekim në furrë për 40-50 minuta. Bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh e cila duhet të dalë e pastër, pa brumë.
3. Kur keku të jetë ftohur, tresim çokollatën me panën në banjëmari dhe shpërndajmë me pirun mbi tortë.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...