“Ferma VIP”, Valeri tregon fillimet në modeling: Kam bërë foto të guximshme, lija nam!
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Kujdes! Në tregun shqiptar shiten disa kokrra të ngjashme me boronicat por nuk janë të tilla. Kanë pamjen e tyre por brenda janë me një bërthamë të madhe dhe për rrejdhojë, nuk mund të përdoren në ëmbëlsira. Nëse blini si ai lloj, përdorini për vaj!
Përbërësit për tavë me diametër 24 cm:
200g rikota ● 150g sheqer ● 240g miell ● 3 vezë ● 80ml qumësht ● 1 lugë gjelle gjalpë në temperaturë ambienti ● lëngu i 1/2 limoni ● 1 bustinë sode për ëmbëlsira ● 125g boronica ● sheqer pluhur për ta dekoruar
Përgatitja:
1.Në një tas përziejmë me pirun rikotën dhe sheqerin derisa sheqeri të tretet. Shtojmë më pas gjalpin, vezët dhe i përziejmë mirë me rrahësen e vezëve me dorë. Shtojmë qumështin dhe lëngun e limonit dhe se fundi miellin dhe sodën nëpërmjet një site.
2.Hedhim brumin në tavë të lyer më parë me gjalpë e miell dhe shpërndajmë boronicat sipër te brumi.
3.Pjekim kekun për 25-30 minuta afërsisht, por si gjithmonë bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh e cila duhet të dalë e thatë. Kur të jetë i ftohtë, e spërkasim me sheqer pluhur.
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...