Gazetarja Anduena Llabani: "Jam ngacmuar nga politikanë dhe personazhe të botës së krimit"
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Një kek i thjeshtë me përbërës që mund t’i kemi në shtëpi, s’kemi nevojë të shkojmë në market sa herë që vendosim të bëjmë një ëmbëlsirë.
Koha e përgatitjes: 15 minuta
Përbërësit për tavë me diametër 22/24 cm:
6 të bardha vezësh
90 g bajame të pjekura ose piqini si më poshtë
100 g sheqer
240 g miell
12 g sodë për ëmbëlsira
80 g gjalpë i tretur, i vakët
4 lugë lëng limoni
lëkura e 1/2 limoni organik
Për kremin:
250 g djathë Philadelphia
125 g sheqer pluhur
1 lugë lëng limoni
Për zbukurim:
fruta të stinës sipas dëshirës
Përgatitja:
Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C.
Bajamet i pjekim për 7-8 minuta në furrë dhe kur të jenë akoma të nxehta, i grijmë në blender së bashku me
sheqerin, derisa të bëhen si pluhur.
2. Në robot, rrahim të bardhat e vezëve së bashku me bajamet e grira dhe sheqerin. Shtojmë miellin dhe sodden nëpërmjet një site, gjalpin, lëngun e limonit dhe lëkurën e limonit të grirë në rende.
3. E hedhim në tavën e lyer më parë me gjalpë e miell dhe e pjekim për 35-40 minuta. Bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, e cila duhet të dalë e pastër. E lëmë të ftohet.
4. Ndërkohë, përgatisim kremin: me rrahësen elektrike përziejmë djathin Philadelphia me sheqerin dhe lëngun e limonit. E ruajmë në frigorifer deri në çastin që do ta përdorim. E zbukurojmë tortën me krem dhe fruta të freskëta.
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...