Njihuni me personazhet e njohur shqiptarë që agjërojnë muajin e shenjtë të Ramazanit
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Ky krem karamel, zakonisht piqet në furrë në banjëmari, por francezet e përgatisin më thjesht. Ato e vënë të piqet direkt në furrë të pangrohur më parë, në temperaturë të ulët dhe pa banjëmari.
Koha e përgatitjes: 15 minuta
Koha e pjekjes: 35 minuta
Përbërësit për 6 racione të vogla:
500 ml qumësht
5-6 lugë sheqer
1 bustinë vanilje
3 kokrra vezë
Përgatitja:
1. Në një tenxhere, vëmë qumështin, sheqerin dhe vaniljen, të valojnë në flakë të ulët.
2. Ndërkohë, rrahim vezët me rrahësen e vezëve me dorë, derisa të bëhen si shkumë. Shtojmë qumështin e valuar pa ndaluar përzierjen e vezëve.
3. Shpërndajmë masën në 6 forma që durojnë nxehtësinë e furrës dhe i futim në furrë, të cilën e ndezim në këtë moment me 120 gradë.
4. I pjekim për 20 minuta në temperaturën 120° C, më pas 10 minuta të tjera në temperaturën 180° C dhe së fundi, 5 minuta në
210 °C. I lëmë të ftohen në temperaturë ambienti dhe më pas i vendosim në frigorifer jo më pak se 3 orë.
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...