Mjeku Alimehmeti zbulon shifrat e frikshme: 9 vdekje nga kanceri çdo ditë në Shqiperi
Mjeku Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, u shpreh se në vendin tonë 9 pe...
I keni provuar kajsitë vetëm të freskëta?!Në ëmbëlsirë do të bëhen edhe më të shijshme.
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Për tavë me diametër 26 cm:
» 1 brumë brisé gati ose mund ta përgatisim në shtëpi sipas recetës së mëposhtme.
» 250gr miell
» 125gr gjalpë të butë (nxirreni gjalpin 3 orë para nga frigoriferi)
» 70ml ujë ose qumësht të vakët
(sipas dëshirës, me qumësht do të keni si rezultat një krostatë më të butë)
» një majë thike kripë
Për mbushjen:
» 5-6 kajsi të mëdha
» 3 vezë
» 80gr sheqer
» 150ml panë për ëmbëlsira
» 15gr fara lulëkuqesh
Përgatitja e brumit brisé:
1. Mund të përgatitet në robot: hedhim në fillim miellin me gjalpin dhe kur të jenë përzierë dhe të jenë bërë si thërrime, shtojmë kripën, ujin ose qumështin.
2. Me dorë: në një tas përziejmë miellin me gjalpin duke i fërkuar me pëllëmbët e duarve; do të krijohen si thërrime.
3. Shtojmë kripën dhe më pas ujin, ngadalë, derisa të bëhet si brume homogjen.
4. Vëmë brumin midis dy letrave, I kalojmë sipër brumit me petës dhe i japim formën e tavës që do të përdorim.
5. Lyejmë tavën me pak gjalpë dhe miell, vëmë petën e hapur duke u përpjekur të veshim edhe anësoret e tavës për 2-3 cm dhe e shpojmë me pirun. Baza është gati.
6. Përgatisim kremin: Rrahim vezët me panën, sheqerin dhe farat e lulëkuqeve derisa të jenë bërë si krem homogjen. E hedhim mbi bazën e përgatitur më parë.
7. I heqim bërthamat kajsive duke i ndarë në mes dhe më pas I vendosim te tava.
8. Pjekim ëmbëlsirën për 30-40 min në furrën e ngrohur më parë me 180°c.
9. Shërbehet e vakët dhe nëse duam, mund ta shoqërojmë me akullore me vanilje.
Mjeku Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, u shpreh se në vendin tonë 9 pe...
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës u vendos se një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, k&eu...
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...