A do mbetemi pa çokollatë? Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Ka ende, edhe për pak kohë, kajsi në treg. Mund të mos jenë aq të shijshme sa në ditët e tyre më të mira por në krostatë do të shijojnë shumë.
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Përbërësit për tavë me diameter 28cm:
500g kajsi të pjekura mirë dhe të ëmbla
280g miell
100g niseshte
200g sheqer
200g gjalpë i butë
2 kokrra vezë
1 bustinë vanilje
½ bustinë sodë për ëmbëlsira
Përgatitja:
Ndezim furrën në temperaturën 180°C.
1.Në një tas, hedhim nëpërmjet një site miellin, niseshtenë dhe sodën. Hapim një gropëz në mes dhe aty shtojmë vezët, sheqerin, vaniljen dhe gjalpin e butë të prerë në kubikë. Fillimisht i përziejmë me lugë druri dhe pastaj me dorë, derisa brumi të bëhet homogjen dhe të mos ngjitë. Nëse brumi ngjit në duar, shtojmë pak miell.
2.E ndajmë brumin në dy topa dhe i hapim me petëz. Tavën e lyejmë me gjalpë dhe miell dhe shtrojmë njërën petës. E mbulojmë me feta kajsish, vëmë petën e dytë dhe i mbyllim mirë anët. Sipër saj vëmë copa të tjera kajsish. Kajsitë i spërkatim me dy lugë sheqer dhe krostatën e pjekim për 50-60 minuta. Meqenëse koha e pjekjes është e gjatë, kur të marrë ngjyrë, e mbulojmë me letër alumini derisa të piqet plotësisht.
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Çiljeta ka dhënë më shumë detaje nga jeta e saj personale, ku dhe ka folur për fëmijët e saj. Këngëtarja ...