Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Aroma e agrumeve është përherë e përshtatshme në ëmbëlsira, edhe kur është e plotë, si në rastin e krostatës tonë! Provojeni dhe nuk do të ndiheni të rënduar as pasi keni ngrënë dy copa (por këtë të fundit nuk keni pse e beni;)!
Nga Linda Fishta, Foto Armand Habazaj
Përbërësit për brumin - nëse do të përdorni tavë, të jetë me diametër 26 cm:
250 g miell
150 g gjalpë shumë i butë, si krem
100 g sheqer
1 vezë
1 majë thike kripë
Për kremin me portokall, pa vezë e qumësht:
400 ml lëng portokalli, i shtrydhur, i freskët
100 g sheqer
40 g niseshte misri
40 g gjalpë
Përgatitja:
1. Brumi frola: në një tas përziejmë për 30 sekonda me lugë druri sheqerin me gjalpin, shtojmë vezën dhe më pas miellin me sitë dhe kripën. E punojmë me dorë për 1 minutë, derisa të përftojmë një brumë homogjen. Brumi është shumë i butë dhe ngjit, por kështu duhet të jetë.
2. Lyejmë duart me pak miell, marrim pak më shumë se gjysma e brumit dhe e shtrojmë me dorë në formë të rrumbullakët, mbi një copë letër furre. E transferojmë në një tavë, e shpojmë me pirun dhe të mbuluar me plastmasë kuzhine, e vëmë në frigorifer të pushojë për 2 orë. Nëse mundeni lëreni dhe një natë, pasi krostata del edhe më e mirë. Pjesën tjetër të brumit e shtypim me dorë për ta bërë sa më të sheshtë, e mbulojmë me plastmasë kuzhine dhe e lëmë në frigorifer edhe këtë.
3. Ndërkohë përgatisim kremin me portokall: në një tas përziejmë sheqerin me niseshtenë, të cilën e hedhim me sitë, shtojmë pak lëng portokalli, i përziejmë mirë që të mos kemi kokrra dhe më pas masën e hedhim në një tenxhere bashkë me lëngun tjetër të portokallit. E vëmë në zjarr duke e përzier pa ndërprerje derisa kremi të marrë valë. E hedhim në një tas, e përziejmë me gjalpin me rrahëse vezësh me dorë dhe të mbuluar me plastmasë kuzhine në kontakt direkt me të, e lëmë të ftohet në temperaturë ambienti.
Pas kësaj kohe, ndezim furrën në temperaturën 180° C. Brumin që kishim lënë në frigorifer, e punojmë pak me dorë që të zbutet, i japim formë si shkopinj dhe i përdredhim për t’u dhënë formën e një gërsheti. E vendosim anash brumit në tavë. E mbushim me krem dhe e vëmë të piqet për rreth 30 minuta ose derisa të shohim që anët e brumit kanë marrë ngjyrë.
E lëmë të ftohet plotësisht në temperaturë ambienti dhe më pas e ruajmë në frigorifer, ose jo.
Të nesërmen është edhe më e mirë.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...