Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Kjo është një recetë tipike anglosaksone, që përdoret si bazë për torta, të cilat dekorohen me kremra të ndryshme. Por është shumë e këndshme edhe e thjeshtë, e shoqëruar me fruta të freskëta ose me marmelatë sipas dëshirës.
Përbërësit për një tavë me diametër 18 cm (nëse e doni të fryer si në foto) përndryshe mund të përdorni një tavë me diametër 22 cm:
● 240 g gjalpë shumë i butë, në temperaturë ambienti
● 200 g sheqer
● 1 limon organik
● 3 vezë të mëdha
● 300 g miell
● 1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16g)
● fruta të ndryshme për zbukurim
Përgatitja: Ngrohim paraprakisht furrën në temperaturën 170°c.
1.Në një robot ose me rrahësen elektrike të vezëve, përziejmë gjalpin me sheqerin, për 2-3 minuta, derisa të përftohet një krem.
2.Shtojmë një e nga një vezët, duke hedhur herë 1 kokërr vezë dhe herë 1 lugë miell. Më pas hedhim me anë të sitës miellin që ka mbetur bashkë me sodën, por pa e ndërprerë përzierjen e tyre me rrahësen elektrike. Dhe në fund, shtojmë lëngun e limonit dhe lëkurën e tij të grirë në rende.
3.Hedhim brumin në tavën e lyer më parë me gjalpë e miell dhe e vëmë të piqet në furrë për 60
minuta, ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër. Meqenëse koha e pjekjes është e gjatë, kur të ketë marrë ngjyrë në sipërfaqe e mbulojmë me letër alumini. E heqim nga tava, e lëmë të ftohet plotësisht dhe më pas e zbukurojmë sipër me fruta sipas dëshirës.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...