Ëmbëlsira

Mus me kakao dhe rum

+

alessamusus

Nga Alessandro Gianpietro, Fotografia Armand Habazaj

Nëse nuk ju pëlqen aroma e rumit në ëmbëlsira mund të mos e shtoni; mjaftojnë edhe përbërësit e tjerë për të shijuar një ëmbëlsirë të thejshtë e të lehtë!

Përbërja për katër persona:
4 të verdha veze, 250g mascarpone, 120g sheqer, 1/2dl rum të bardhë, 1 lugë gjelle pluhur kakao të paëmbëltuar

Përgatitja:
Mblidhni të verdhat e vezëve në një tas dhe rrihini lehtë me një rrahëse vezësh, shtoni sheqerin dhe vazhdoni t’i rrihni deri sa përzierja të bëhet e butë. Hidhni pak nga pak rumin dhe pastaj shtoni mascarpone dhe spërkateni me kakao, duke vazhduar përzierjen deri sa të gjithë përbërësit të jenë shkrirë të gjithë mirë me njëri-tjetrin. Ndajeni kremin e përftuar në 4 gota për ta shërbyer. Pastaj vendosini në frigorifer për t’u ftohur dhe në momentin e duhur shërbejini
duke i spërkatur pak me kakao.

Vera e këshilluar
Moscato d’ Asti
Rajoni: Piemonte
Verë në ngjyrë të zbehtë, si e verdhë kashte dhe me shije aromatike, të balancuar dhe të ëmbël.