Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Edhe pse është verë, askujt nuk i pëlqen të heqë dorë nga ëmbëlsirat. Frutat e freskëta dhe të shumëllojshme që stina ofron me shumicë janë përbërësit idealë për tartat shumëngjyrëshe me fruta. Nga tartat me fruta pylli, te tartat me pjeshkë e nektarina. Dhe të mos harrojmë luleshtrydhet e qershitë që i bëjnë tartat, të mëdha apo të vogla qofshin, super të shijshme. Të ëmbla sa duhet, tartat e vogla janë ideale për ditët e nxehta të verës sepse mund të përgatiten në disa mënyra; të freskëta, ose me produkte gjysmë të gatshme. Kursen kohë nga koha për të shijuar ditët plot diell të verës dhe fiton ëmbëlsirat e shijshme.
REZULTATI? Ai nuk mungon asnjëherë. Bëhuni pakëz kreativë dhe me këshillat tona, tartëzat do të jenë si një lojë.
Ju pëlqejnë tartat e bëra tërësisht vetë në shtëpi?
Ato janë vërtet shumë të shijshme, por kanë paksa punë. Një zgjidhje është edhe t’i përgatisni më parë dhe t’u jepni dorën e fundit bashkë kur duhet. Më poshtë po japim recetën për bazat e tartave dhe për kremin.
BAZA E TARTËS: 1 gotë gjalpë i zbutur, gjysmë gotë sheqer, aromë vanilje, çerek luge kafe kripë, 2 gota miell i zakonshëm.
PËRGATITJA: nxehim furrën në 180 gradë, në një tas mesatar hedhim gjalpin, sheqerin, kripën dhe vaniljen dhe i përziejmë mirë. Shtojmë miellin dhe formojmë brumin të cilin e lëmë
në qetësi. Shtrojmë brumin në tavën për tartë ose në format e vogla të cilat i kemi lyer më parë me gjalpë dhe i pjekim në furrë për 20-25 minuta.
KREM PASTIÇERIE
300ml qumësht, 1 degë vanilje, 3 të verdha veze, 50g sheqer, 1 lugë plot me miell, një lugë gjalpë. Hedhim qumështin në një tenxhere dhe e çojmë deri në zierje. Ndajmë me një thikë të hollë bishtajën e vaniljes për së gjati, pa e ndarë përgjysmë dhe e hedhim në qumështin që zien. E lëmë të ziejë duke ulur nxehtësinë. Miellin, të verdhat dhe sheqerin i përziejmë në një tas me mikser elektrik derisa përzierja të rrisë masën. Ngadalë hedhim përzierjen në qumështin e vluar dhe fikim sobën. E përziejmë mirë dhe shtojmë gjalpin të cilin e përhapim mbi krem në mënyrë që ndërsa ftohet ai të mos krijojë cipë. E lëmë të ftohet në temperaturë ambienti dhe më pas në frigorifer derisa të na nevojitet.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...