Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Receta nga Linda Fishta: Shënim: Torta mbetet e lagësht dhe duket sikur është me sherbet. Është mirë të konsumohet e ftohtë nga frigoriferi.
PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR 24 CM:
8 mollë Renette ose ato që keni në shtëpi
3 kokrra vezë
150 ml qumësht
110 g miell
90 g sheqer
30 g gjalpë i tretur, i vakët
1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 g)
1 bustinë vanilje
PËRGATITJA:
Ndezim furrën në temperaturën 180° C.
1. Mollët e qëruara, i presim në feta shumë të holla me qëruesen e patateve ose me thikë.
2. Me rrahësen e vezëve me dorë, përziejmë vezët me sheqerin, derisa të bëhen si shkumë. Pastaj shtojmë gjalpin, vaniljen, qumështin dhe së fundi, miellin dhe sodën me sitë. Pas kësaj, shtojmë mollët dhe i përziejmë me lugë druri. Masën e përftuar e hedhim në tavën e lyer me gjalpë dhe miell dhe e pjekim për rreth 35 minuta. E lëmë të ftohet plotësisht dhe më pas e heqim nga tava me shumë kujdes.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...