83 vjeçari jetoi 9 muaj në aeroport, italianët preken dhe i gjejnë shtëpi
Historia e një italiani që kaloi nëntë muaj duke jetuar në një aeroport mund të tingëllojë paksa si komploti i fi...
Strudeli, megjithëse nuk është ëmbëlsirë shqiptare, është nga më të pëlqyerat. Nuk kërkon shumë mundim dhe, mbi të gjitha, është i lehtë për shkak të mollëve. Provojeni variantin e Living!
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Përbërësit për brumin:
Do të përdorim tavën e furrës të veshur me letër furre
250g miell 0 ● 1 vezë ● 1 majë luge kripë ● 2 lugë gjelle vaj ulliri (shije delikate) ● afërsisht 1/2 gotë ujë (varet nga lloji i miellit)
Për mbushjen:
4 mollë Renette ose Golden ● 120g bukë e thekur e grirë ● 150g gjalpë ● 90g sheqer ● kanellë sipas dëshirës ● 100g rrush i thatë ● 50g stika pishe ● 80g arra ● 100g gjalpë i tretur – për të lyer sipërfaqen e petës
Përgatitja:
1.Në një tas hedhim miellin nëpërmjet një site. Hapim një gropë në mes dhe aty hedhim vezën, kripën dhe vajin. Me një dorë hedhim ujin dhe me dorën tjetër përziejmë brumin. Shtojmë ujë derisa të kemi një brume të butë dhe elastik. I japim brumit formë të rrumbullakët, e mbulojmë me letër plastike për kuzhinë dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta.
2.Ndërkohë qërojmë mollët dhe i ndajmë në feta shumë të holla.
3.Në një tigan skuqim bukën e thekur me 150g e gjalpit derisa të marrë ngjyrë të errët dhe të lëshojë si erë biskotë. E lëmë mënjanë.
4.Ndezim furrën me 220°. Brumin e hapim si petë byreku me petës, sipër një pecete të pastër dhe të lyer me miell. E hapim të hollë në formë vezake duke e tërhequr edhe me dorë. E lyejmë petën me gjalpë të tretur, hedhim te 2/3 e sipërfaqes së brumit bukën e skuqur duke krijuar një shtresë të hollë mbi petën. Shpërndajmë mollët, i spërkasim ato me sheqerin (90g), i spërkasim me kanellë, stikat e pishës, arrat dhe rrushin e thatë.
5.Rrotullojmë petën me ndihmën e pecetës duke filluar rrotullimin nga pjesa e mbushur e petës. E mbyllim mirë në mënyrë që të mos na dalin mollët. E transferojmë në tavën e furrës me ndihmën e pecetës. E lyejmë mirë sipër petën me gjalpin e tretur dhe e pjekim për 30 minuta afërsisht ose derisa peta të ketë marrë ngjyrë. Herë pas here e lyejmë me gjalpin e tretur që na ka mbetur. Kur të jetë ftohur mirë, e spërkasim me sheqer pluhur dhe nëse dëshironi shoqërojeni me pana të rrahur jo shumë.
Historia e një italiani që kaloi nëntë muaj duke jetuar në një aeroport mund të tingëllojë paksa si komploti i fi...
Ka disa hapa shumë të thjeshtë për të pastruar syzet apo ekranin e celularit në mënyrën e duhur, nuk është n...
Mbreti Charles dhe Kate Middleton po mbështesin njëri-tjetrin në luftën e tyre kundër kancerit, të cilin ata po e luftojnë ...