Fashion Guru's/ Kuratorja e imazhit Esmeralda Zoto tregon se a vishet stil apo jo kryeministri Rama
Armokromia është një temë që po thellon kureshtjen e njerëzve çdo ditë e më shumë. Pak e njohin, por shqip...
Nëse mendonit se akulloren mund ta përgatisni vetëm pastiçierët e vërtetë, kjo ka ndodhur pasi nuk knei ditur se pak përbërës ka receta e akullores e sa lehtë mund të përgatitet në shtëpi. Living sjell sot variantin më të thjeshtë dhe të lehtë të akullores në mënyrë që ta përgatisni në kushte shtëpie pa ju nevojitur asnjë tjeter pervec:
lëkura e grirë në rende e 2 limonëve bio ● 100gr sheqer ● 125ml lëng limoni i sapo shtrydhur ● 500ml pana për ëmbëlsira, nga frigoriferi ● një majë thike kripë
Përgatitja:
1. Në robot (vëmë funksionin e grirjes) hedhim sheqerin dhe lëkurat e limonit të grira më parë në rende dhe i përziejmë për një minutë. Shtojmë lëngun e limonit dhe e përziejmë derisa të shohim që sheqeri është tretur. Mjaftojnë 2 minuta.
2. Shtojmë panën dhe kripën dhe e përziejmë edhe për 1-2 minuta derisa të shohim që pana po trashet dhe përzierja është bërë kremoze.
3. E hedhim akulloren në tavë inoksi ose porcelani, por që të jetë sa më e madhe, në mënyrë që akullorja të ngrijë më shpejt. E mbulojmë me letër alumini dhe e vëmë te pjesa e ngrirjes në frigorifer.
4. Pas 30-40 minutash e nxjerrim nga ngrirja dhe e përziejmë mirë me pirun ose me rrahësen e vezëve në mënyrë që të mos krijohen kristale akulli. E përsërisim këtë veprim pesë herë. Më pas mund ta lëmë akulloren për një natë të tërë te ngrirja dhe të nesërmen është gati. Në momentin që duam ta shërbejmë, e lëmë pak minuta në temperature ambienti.
nga Linda Fishta | Fotografia: Armand Habazaj
Armokromia është një temë që po thellon kureshtjen e njerëzve çdo ditë e më shumë. Pak e njohin, por shqip...
Nga Lira Gjika Fëmija ka nevojë për nënë dhe baba. Fëmija që të vijë në jetë duhet një mashkull d...
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...