Ëmbëlsira

Tarta me fruta të freskëta

+

ttarr lind
Tartat e lehta me fruta mund të jenë ide shumë e mirë për t’u shtruar në tryezë, me çdo rast. Provojini, janë të freskëta dhe të bukura, ashtu siç i kërkojnë temperaturat që po vijnë.

Receta Conad nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj

Për brumin sucré ose (brumë brisè gati):
250 g miell + 1 ose 2 lugë ujë sipas nevojës,
në varësi të madhësisë së vezëve
100 g gjalpë i butë
100 g sheqer pluhur
2 vezë
1 majë thike kripë

Përgatitja:
1.Në një tas hedhim miellin, bëjmë një gropë të vogël dhe aty hedhim gjalpin sheqerin. E punojmë me majat e gishtave. Hapim përsëri gropë dhe aty shtojmë vezët. I punojmë përsëri me dorë, derisa të kemi një brumë homogjen. Nëse brumi nuk mblidhet, shtojmë 1 lugë ujë ose 2 deri sa brumi të bëhen homogjen. E mbështjellim me plastmasë kuzhine dhe e lëmë të pushojë për 1-2 orë në frigorifer. Ruhet shumë mirë në frigorifer për një javë, prandaj dhe mund ta përgatisim edhe më parë.
2.Hapim brumin me petës me trashësi 2-3 mm. Veshim me të format, i shpojmë me pirun dhe i lëmë të pushojnë në frigorifer për 30 minuta minimumi. Më pas i pjekim në furrën e ngrohur më parë me 180°C, për 20 minuta afërsisht ose derisa të shohim që kanë marrë ngjyrë në sipërfaqe edhe poshtë tyre.

Për kremin
250 g Mascarpone i ftohtë nga frigoriferi
150 ml qumësht i kondensuar (qumësht
panda) i ftohtë nga frigoriferi
100 ml pana e ftohtë nga frigoriferi

Për dekorim: fruta pylli të freskëta

Përgatitja e kremit: Bëjmë marengë panën me rrahësin elektrik dhe e lëmë mënjanë. Rrahim edhe Mascarpone-n me rrahësin elektrik për një minutë, shtojmë qumështin e kondensuar duke vazhduar t’i rrahim edhe për 2 minuta. Shtojmë panën dhe përziejmë me spatul me kujdes, me lëvizje poshtë lart. Tani kremi është gati, por do ta lëmë në frigorifer për 1 orë ose deri në momentin që do të mbushim tartat.
Kur tartat e pjekura të jenë ftohur plotësisht, I mbushim me krem dhe i zbukurojmë me fruta sipas dëshirës. Është mirë t’i mbushim jo më parë se dy orë përpara se të shërbehen.