Dijonisi “thumbon” Valerin: Je shumë sensual
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Cinnamon rolls janë një ëmbëlsirë e famshme amerikane me bazë thuajse tërësisht brumi. Kanë aromë të fortë kanelle dhe një krem të shijshëm me të cilën shoqërohen. Në Tiranë nisën të prodhoheshin e shiteshin pak kohë më parë por sot nuk janë më. Ata që pëlqejnë kanellën I kanë ëmbëlsirat e tyre të preferuara. Nëse nuk I keni provuar ende, bëjini në shtëpi!
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Përbërësit:
200ml qumësht ● 60g gjalpë ● 1 bustinë maja birre të thatë (10g) ● 60g sheqer ● 380g miell 00 ● 1/4 lugë kafeje kripë ● ½ vezë (rrahim të bardhën me të verdhën me pirun dhe përdorim gjysmën e saj)
Për mbushjen:
100g gjalpë në temperaturë ambienti ● 50g sheqer kaf ● 1 lugë të vogël kanellë
Sipas dëshirës: arra të thërrmuara, rrush i thatë, copa çokollate etj.
Na duhet gjithashtu: një e verdhë veze e rrahur me 1 lugë qumësht për t’I lyer përpara se të piqen në furrë.
Për dekorim:
sheqer pluhur ● 2-3 lugë ujë
Përgatitja:
1.Në një tas të vogël shkrijmë majanë e birrës me 2 lugë ujë të vakët dhe e lëmë të pushojë për 5 minuta derisa të jetë shkrirë plotësisht majaja.
2. Në një tenxhere me flakë të ulët, ngrohim qumështin bashkë me gjalpin (60g). E heqim dhe e lëmë të vakët në temperaturë ambienti.
3.Në një tas përziejmë miellin, kripën dhe sheqerin me një pirun. Hapim një gropë të vogël në mes dhe hedhim në përzierjen e mësipërme gjalpin, qumështin dhe majanë e tretur. Përdorim një lugë druri dhe fillojmë ta përziejmë derisa të kemi një masë kompakte. E transferojmë brumin në tavolinë të spërkatur me miell dhe punojmë brumin derisa të bëhet elastik. Nëse është nevoja shtojmë pak miell. E vëmë në një tas të lyer me pak miell, e mbulojmë me plastmasë kuzhine dhe e lëmë të pushojë në një ambient të ngrohtë për 1 orë afërsisht, ose derisa të jetë dyfishuar vëllimi i brumit.
4. Pas kësaj kohe ndezim furrën në 220°C. Në një tas përziejmë gjalpin, (100g), sheqerin kaf, kanellën, derisa të kemi një masë homogjene. Me petës dhe pak miell hapim brumin me trashësi 3mm në formë drejtkëndëshi të ngushtë. E lyejmë petën sipër me kremin që kemi përgatitur, shpërndajmë fruta të thata sipas dëshirës. Rrotullojmë brumin si role dhe me thikë e presim në 12 pjesë të cilat më vonë i vëmë pranë njëra-tjetrës në një tavë të lyer më parë me gjalpë e miell. I lyejmë sipër me të verdhë veze të rrahur me pak qumësht, me ndihmën e një peneli.
Ulim temperaturën e furrës në 190°C dhe pjekim girellat për 20/25 minuta. Në një tas përziejmë 2-3 lugë ujë me sheqer pluhur derisa të kemi një krem të bardhë me të cilin do të spërkasim sipër kanellat kur ato të jenë të vakëta. I shërbejmë menjëherë.
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...