Shenjat që paralajmëron Meri Gjini, çfarë ju pret këtë fundjavë
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
Receta nga Linda Fishta/ Fotografia Armand Habazaj!
Përgatiten një ditë më parë dhe ruhen në frigorifer deri në momentin që do t’i shërbejmë
Përbërësit për 4 gota: •250g Mascarpone • 4 fruta pasioni + 4 lugë kafeje sheqer pluhur • 16 luleshtrydhe (numri ndryshon, varet sa të mëdha i keni gotat) • 2 vezë • 1 bustinë vanilje • 70g sheqer • 16 biskota të vogla të rrumbullakëta të blera gati, ose të përgatitura si më poshtë.
Përgatitja e kremit Mascarpone: Përziejmë me rrahësin elektrik të verdhat e vezëve me sheqerin sa të bëhen si shkumë. Lëmë rrahësin dhe përdorim një spatul ose lugë druri për të përzier tani Mascarpone-n dhe vaniljen në tasin ku kemi të verdhat. Bëjmë marengë me të bardhat e vezëve, më pas i përziejmë me shumë delikatesë me kremin e mësipërm duke përdorur spatul me lëvizje nga poshtë-lart. E ruajmë kremin në frigorifer të mbuluar me letër plastike për kuzhinë. Nga frutat e pasionit marrim tulin me lugë të vogël, e përziejmë me sheqerin sa të bëhen si krem dhe e lëmë mënjanë.
Përgatitja për 16 biskota: 100g miell • 60g gjalpë në temperaturë ambienti (nxirreni 3 orë më parë nga frigoriferi) • 40g sheqer pluhur
ërziejmë gjalpin me sheqerin me pirun derisa të bëhen homogjenë, shtojmë miellin dhe me duar e përziejmë me gjalpin dhe sheqerin. Marrim brumë sa një kokër arre e vogël, i japim formë të rrumbullakët me pëllëmbë dhe po me pëllëmbë e shtypim pak dhe më pas e vëmë te tava e veshur më parë me letër furre. I pjekim për 10 minuta në furrën e ngrohur më parë me 180°. Kur të jenë ftohur plotësisht i spërkasim me sheqer pluhur.
Kompozimi i gotave: Vëmë një biskotë në fund të çdo gote, hedhim pak nga kremi me Mascarpone, kremi me fruta pasioni dhe copa luleshtrydhesh. Bëjmë përsëri një shtresë me krem Mascarpone, krem me fruta pasioni dhe në fund një biskotë. I lëmë gotat në frigorifer të paktën 2 orë përpara se t’i shërbejmë.
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...
Njoftimi i Kate Middleton se ishte diagnostikuar me kancer tronditi botën, menjëherë pas lajmit se edhe mbreti Charles vuante nga kanceri, duke...