Gjarpri tmerron pasagjerët në avion gjatë një fluturimi (Video)
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Nëse do të mendohej se parajsa, veç të tjerash, ka edhe shije, muret e saj do të ishin të ndërtuara me biskota Walkers. Ata që e lidhin shijen më të përsosur të të ëmblave vetëm me gjalpin, nuk mund të gjejnë asgjë që krahasohet me Walkers, asnjë biskotë apo ëmbëlsirë tjetër, andaj, kushdo që futet një herë në dyqanin me ngjyrat e flamurit skocez te Libri Universitar, do të kthehet gjithmonë aty… Ndodh që ndonjëherë bëjnë ndonjë tradhti të vogël, duke provuar diçka tjetër - dhe bëjnë shumë mirë - por, më pas, kthehen me më shumë dëshirë në dyqanin Walkers, duke premtuar nën zë se nuk do të provojnë më kurrë të zbulojnë një shije tjetër gjalpi, pasi, në të vërtetë, asnjë shije tjetër nuk është aq e mirë sa biskotat e atij dyqani. Ato janë unike, siç është edhe dyqani në Tiranë apo corner-at e licencuar në pika të tjera shitjeje nga Walkers Shortbread, një kompani familjare, e themeluar në vitin 1898 nga Joseph Walker e që sot, menaxhohet nga pasardhësit e tij. Dy nga nipërit e tij, Joseph dhe James, si dhe gjashtë nga stërnipërit Nicky, Philippa, Richard Jacqueline, Bryony dhe Alastair janë pjesë aktive e kompanisë. Ajo e ka zanafillën në furrën e vogël të një fshati piktoresk në Aberlour, mes një lugine të paqtë në lumin Spey, në malësitë e Skocisë. Ajo furrë e vogël u shndërrua në dyqan e më pas në një numër të madh pikash shitjeje, duke i mbetur besnike traditës së gatimit dhe pjekjes. Brezi që drejton sot kompaninë Walkers, e ka zgjeruar veprimtarinë e saj pa rrezikuar standardet e larta të cilësisë dhe produktet natyrore: siç ua ka lënë trashëgim gjyshi.
Ata ende kanë formulën e Joseph Walkersit, sipas së cilës, produktet duhen bërë me përbërësit më të mirë, duke i mbajtur larg nga aromatizuesit dhe ngjyrosësit artificialë. Paketimi Walkers njihet menjëherë për shkak të stofit të famshëm kuqezi skocez, të shoqëruar me emblema të historisë së Skocisë. Kompania i eksporton produktet në më shumë se nëntëdhjetë vende dhe ka marrë disa nga çmimet më të lakmuara në fushën e ushqimeve, duke u bërë i vetmi prodhues ushqimi britanik kaq i vlerësuar në botë.
Dyqani Walkers: Tirana e Re,
përballë Librit Universitar, Tiranë
Cel.: +355 68 900 66 18
Distributor zyrtar Avex shpk, Tel.: +355 (0) 4 2 260 355
{gallery}fotogaleri2016/biskotat{/gallery}
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. Çaji mund t'j...
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...