Këngëtari i njohur grek, Dimitris Kokotas pëson arrest kardiak
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...
Ne i duam shumë makaronat por salcat e nxehta nuk do t’i shijonin askujt, me këto temperatura, prandaj kemi gjetur një zgjidhje më të mirë për t’u kënaqur gjithmonë njësoj! Mos e përdorni kremin e djathit vetëm për të lyer bukën, nëse e holloni me pak kos apo qumësht, do të kthehet në një salcë shumë të mirë makaronash.
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Përbërësit për 4 persona:
450g makarona të shkurtra ● 4 kokrra domate ● djathë Grana Padano i prerë në feta të holla ● 180g djathë Philadelphia ● 2 thelpinj hudhër (nëse dëshironi) ● gjethe borziloku të freskët ● kripë e vaj ulliri ● ullinj pa bërthamë
Përgatitja:
1.Ziejmë makaronat në ujë me kripë.
2.Presim domatet në kubikë të vegjël dhe i vendosim në një tas ku shtojmë djathin Grana të prerë në feta të holla, Philadelphia-n, borzilokun, hudhrën e grirë imët, ullinjtë, vajin e ullirit dhe kripën. I përziejmë me kujdes dhe i lëmë mënjanë, që aromat të përzihen me njëra-tjetrën.
3.Kullojmë makaronat e ziera, i shpëlajmë me ujë të ftohtë dhe i përziejmë me sallatën që përgatitëm më sipër.
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...