Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Nga Dhurata Thanasi Daneri, Fotografia Armand Habazaj
Nëse nuk keni dëgjuar ende të flitet për spirulinën, bëni një kërkim në living.al. Pasi të mësoni për vlerat e kësaj alge (gjithnjë duke u siguruar që keni blerë të duhurën) do të gjeni ku ta përdorni!
Përbërësit për 6 persona:
* 600 g makarona të freskëta me spirulinë
* 200 g tofu
* 12 kokrra domate qershiza
* 6-7 lugë gjelle vaj ulliri
* 2 thelpinj hudhër
* 1 lugë gjelle arra të pjekura
* 2 litra ujë
* kripë
Përgatitja:
Në një tigan me bazë të gjerë, shtojmë vajin e ullirit (gjysmën e masës) dhe kaurdisim në më pak se 30 sekonda hudhrat e paprera. Më pas, shtojmë domatet qershiza të ndara në katër pjesë të barabarta dhe i përziejmë me delikatesë, me qëllim që të ruajnë formën e tyre. Shtojmë kripën dhe tofunë e prerë në copa të vogla kubike. Në të njëjtën kohë, në një enë tjetër, në ujin me kripë, ziejmë makaronat e freskëta për jo më shumë se 3-4 minuta (duke bërë provë për të ruajtur butësinë e duhur). I kullojmë dhe I shtojmë në tigan duke i përzier me salcën e përgatitur. Për të mos u ngjitur, u shtojmë vaj ulliri të freskët dhe i trazojmë sërish. Shërbehen të ngrohta duke u spërkatur me arra të pjekura.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...