Eni Shehu: Arbana shtrigë, të nxinte jetën!
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Boronicat nuk janë të domosdoshme në këtë recetë por sigurisht e bëjnë atë më të plotë, të shijshme dhe i japin pjatës ngjyrë e pamje të ndryshme nga rizotot e përditshëm!
Koha e përgatitjes - 30 minuta
Përbërësit për 4-6 persona:
360 g oriz Arborio
500 g kërpudha Pioppareli – ose nga ato që keni në shtëpi
60 g boronica të freskëta ose të ngrira
60 g Parmigiano të grirë
1 qepë
1 thelb hudhër
1 gjethe dafine
1 gotë verë të Bardhë
lëng perimesh të freskëta (ose me dado) i valuar
1 lugë gjalpë vaj ulliri, kripë e piper
Përgatitja:
1.Në një tigan, ngrohim pak vaj ulliri dhe hudhrën. Kur kjo e fundit të ketë marrë ngjyrë, e heqim dhe hedhim kërpudhat të prera në copa të vogla. I lëmë të skuqen për pak minuta, I spërkasim me kripë e piper, i heqim nga
zjarri dhe i lëmë mënjanë.
2.Qepën, të grirë shumë imët, e skuqim në një tenxhere me një lugë gjalpë bashkë me gjethen e dafinës dhe 2-3 lugë verë. Kur të jetë bërë si transparente, hedhim orizin, të cilin e skuqim për 2 minuta. E shuajmë me verë dhe kur kjo të ketë avulluar hedhim një garuzhde lëng të valuar dhe i lëmë ende në zjarr, duke shtuar lëng të valuar sipas nevojës.
3.Pas 10 minutave, te orizi shtojmë kërpudhat dhe i përziejmë me lugë druri.
4.Kur orizi të ketë zier, e heqim nga zjarri, shtojmë boronicat, Parmigiano-n dhe një lugë gjalpë të ftohtë nga frigoriferi, të ndarë në copa të vogla (që të përzihen më mirë). I përziejmë mirë me lugë druri dhe nëse boronicat janë të freskëta, i shtypim pak me lugë druri që të nxjerrin lëngun e kuq. I vëmë kapakun tenxheres, e lëmë të pushojë për 2 minuta dhe më pas e shërbejmë.
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Historia e një italiani që kaloi nëntë muaj duke jetuar në një aeroport mund të tingëllojë paksa si komploti i fi...
Ka disa hapa shumë të thjeshtë për të pastruar syzet apo ekranin e celularit në mënyrën e duhur, nuk është n...