Gazetarja Anduena Llabani: "Jam ngacmuar nga politikanë dhe personazhe të botës së krimit"
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...
Përgatitja:
Karkalecave iu marrim kokat dhe i hedhim në një tigan me pak vaj ulliri e i skuqim në zjarr të fortë, shtojmë kripë e piper. Shtojmë konjakun dhe pasi ai të avullojë, shtojmë gotën e verës. Ulim zjarrin dhi i ziejmë kokat në zjarr të ngadaltë derisa të lëshojnë ngjyrën e koralit që kanë brenda. Karkalecat për carpacio i vendosim mbi qesen transparente në planin e punës dhe i rrahim me çekiç druri kuzhine. Pastaj i vendosim në frigorifer të paktën për një orë. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim 5 karkalecat dhe kur të marrin ngjyrë i shuajmë me verë të bardhë, shtojmë majdanozin, lëng peshku dhe e lëmë të ziejë për 2-3 minuta. Shtojmë orizin që e kemi lënë për pak minuta në ujë të vluar. E lëmë të ziejë ngadalë duke e përzierë herë pas here. Kur orizi të arrijë zierjen, i shtojmë koralin që kemi nxjerrë nga kokat dhe e përziejmë mirë. Në pjatë hedhim carpacio-n e karkalecave, spërkasim me vaj ulliri e lëng limoni dhe sipër hedhim rizoton. Shërbehet e nxehtë.
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...