Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Nga Dhurata Thanasi Daneri, Fotografia Armand Habazaj
Një pjatë e mirë orizi të nxjerr gjithmonë nga situata. Nëse do provoni të gatuani këtë recetë me panxhar, ju apo miqtë e ftuar, do shijojnë edhe bukurinë e pjatës, përveç shijes! Për vlerat ushqyese as që duhet të pyesni!
Përbërësit për 4 persona:
4 lugë gjelle vaj ulliri “Extra Virgin” ● 1 kokërr qepë mesatare ● 1 degë selino ● 1 thelb hudhër ● 300g oriz Carnaroli ● 100g lëng limoni ● 1 litër lëng mishi ● 400g panxhar i freskët ● 4 lugë gjelle gjalpë I freskët ● 6-7 lugë gjelle djathë Parmigiano Reggiano ● pak kopër për
zbukurim
Përgatitja:
Në një tigan me bazë të gjerë hedhim vajin e ullirit dhe pastaj, sipas radhës, qepën dhe selinonë e grirë dhe I kaurdisim derisa të zbuten. Më pas shtojmë thelbin e hudhrës dhe orizin. Ulim flakën dhe e trazojmë ngadalë orizin që të skuqet në të gjitha anët. Shtojmë lëngun e limonit dhe e lëmë të avullojë. Më pas, shtojmë herë pas here nga një garuzhdë lëng mishi, pa e trazuar me orizin. Sapo të përthithet nga orizi, shtojmë të tjerat derisa të shterojë I gjithë lëngu. E lëmë të ziejë në flakë mesatare, derisa masa të jetë bërë kremoze. Shtojmë pastaj panxharët, fillimisht të zierë veçmas dhe të bërë pure në një grirës. Trazojmë me lugë druri orizin derisa masa të jetë njëtrajtësuar dhe të ketë marrë ngjyrë të kuqe në vishnjë. E heqim nga zjarri, shtojmë gjalpë dhe djathin Parmigiano Reggiano. E hedhim në pjata dhe e zbukurojmë me kopër të freskët. Shërbehet i ngrohtë.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...