Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Shija e shegës së athët (do të ishte më mirë për këtë recetë, se shega e ëmbël) kombinohet shumë mirë me kremin që do të krijojë djathi në oriz. Përveçse e shijshme, rizoto me shegë është ide e mirë edhe nëse keni të ftuar por nuk keni mundësi të impenjoheni shumë orë në kuzhinë!
Përbërësit për 4 persona:
350g oriz Carnaroli ● 200g djathë Robiola ose Philadelphia ● 2 shegë ● 1 qepë e vogël jo djegëse ● vaj ulliri ● 2 lugë gjelle Parmigiano i grirë ● ½ gotë verë e bardhë ● lëng zarzavatesh i valuar
Përgatitja:
1.Skuqim qepën e grirë imët me pak vaj ulliri, shtojmë orizin dhe e skuqim edhe atë duke e përzier pa ndërprerje. E shuajmë me verë dhe kur ajo të ketë avulluar shtojmë lëng zarzavatesh. Vazhdojmë zierjen e orizit duke shtuar lëng zarzavatesh sipas nevojës.
2.Kur orizi të jetë zier, fikim zjarrin dhe shtojmë djathin Robiola, Parmigianon dhe kokrrat e 1+1/2 shege. E përziejmë orizin me lugë druri me shpejtësi. E shërbejmë me kokrrat e shegës që kishim lënë mënjanë.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...