Makarona & oriz

Taliatele me arra dhe djathë gorgonzola

+

ttallittl

Një pjatë e shpejtë, me shije të plotë dhe pak përbërës...idelale për drekat apo darkat e shpejta të verës...

Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj

Përbërësit për 4-5 persona:
450 g makarona taliatele
150 g djathë Gorgonzola
80 g arra të qëruara të grira jo shumë imët
200 ml pana kuzhine
20 g gjalpë
kripë, piper

Përgatitja:
1. Ziejmë makaronat në tenxhere me ujë të kripur.
2. Në një tigan ngrohim panën dhe gjysmën e djathit të prerë në kubikë dhe 3/4 e sasisë së arrave. E rregullojmë për kripë e piper sipas shijes personale.
3. Kullojmë makaronat, (heqim më parë në një gotë, pak nga uji i makaronave të ziera) dhe i hedhim përsëri në tenxhere, shtojmë salcën e mësipërme, pak nga uji i zierjes që kishim lënë mënjanë dhe i përziejmë me zjarr të fikur.
I shërbejmë menjëherë duke kompletuar pjatën me arra dhe djathin që kishim lënë mënjanë.