Këngëtari i njohur grek, Dimitris Kokotas pëson arrest kardiak
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...
Një recetë mishi që po ta provoni me siguri do t’iu pëlqejë. Shija e salcës do të largojë edhe aromën e pakëndëshme që dikush mund të mos pëlqejë te mishi i qengjit.
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Koha e përgatitjes
Për pjatën e përfunduar- 50 minuta (pa llogaritur kohën e marinimit)
Përbërësit për 4 persona
8 brinjë qengji
100 g fëstëkë
vaj ulliri
kripë e piper sipas nevojës
Përgatitja:
1. Brinjët e qengjit i lyejmë me pak vaj, kripë e piper, i vëmë në një tas, i mbulojmë me plastmasë kuzhine dhe i lëmë të marinohen në frigorifer për 2 orë.
2. Pas kësaj kohe, shtypim fëstëkët si thërrime, marrim brinjët nga frigoriferi dhe I lyejmë mirë me fëstëkët, duke i ngjeshur me dorë. I lëmë të pushojnë 15 minuta.
3. Ndërkohë, ndezim furrën në 180° C,
mbulojmë me letër alumini kockat që të mos digjen, I vëmë në tavë me letër pjekjeje dhe I pjekim për 30 minuta afërsisht.
4. Ndërkohë, përgatisim salcën:
125 g boronica – të freskëta ose të ngrira
125 g mjedra – të freskëta ose të ngrira
1/2 gotë verë e kuqe
1 lugë sheqer kaf
Vëmë në një tigan boronicat me sheqerin për 1-2 minuta, hedhim verën dhe e lëmë në zjarr edhe për 15 minuta afërsisht, duke i përzier herë pas here me lugë, derisa të shohim që frutat janë zbutur dhe u ka plasur lëkura. Heqim tiganin nga zjarri, e kalojmë salcën në një sitë të imët për t’i hequr farat, e provojmë dhe nëse ju duket shumë e
thartë, shtoni pak sheqer kaf. E shërbejmë menjëherë bashkë me mishin, të cilit i kemi hequr letrat e aluminit.
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...