Mishrat, shpendët dhe peshqit

Brinjë qengji me patate dhe rozmarinë

+

brii
Shumë pak prej nesh do t'i bënin naze brinjëve të qengjit, sidomos nëse janë të thekërisura mirë. Po të shtoni edhe erëzat e duhura dh eta kombinoni me patate, shija do të jetë patjetër e mirë! Provoni variantin e Alessandros!
Nga Alessandro Gianpiero, Fotografia Armand Habazaj

Përbërësit për 4 persona
1 kg brinjë qengji
800 gr patate
200 gr pançetë e tymosur
Vaj ulliri
½ gotë verë të bardhë
100 gr bajame të pjekura
1 gotë e vogël raki
Kripë, piper
Rozmarinë

Përgatitja:
Brinjët e qengjit i aromatizojmë me kripë e piper dhe i lyejmë me miell. Në një tigan hedhim 5 lugë gjelle vaj dhe pasi të nxehet skuqim brinjët nga të dy anët. Në lëngun e mbetur nga skuqja shtojmë verën, rakinë, pak rozmarinë të freskët dhe ½ gotë ujë. Të gjitha i lëmë të ziejnë ngadalë, derisa të përftohet një salcë, të cilën e kullojmë derisa të bëhet homogjene.
Brinjët e qengjit i mbështjellim një nga një me fetë pançete dhe i vendosim në një tavë ku i spërkasim me pak vaj dhe i pjekim në temperaturë 240 gradë derisa pançeta të marrë ngjyrë të artë. Presim patatet në feta rrumbullake me trashësi 1 cm, i spërkasim me kripë, piper, rozmarinë dhe vaj. I përziejmë mirë dhe i pjekim në furrë në temperaturë 220 gradë për 20-25 minuta. Vendsoim brinjët, të cilat i spërkasim me salcën e nxehtë. Në fund i zbukurojmë me bajamet e pjekura.