Mishrat, shpendët dhe peshqit

Fileto pule me erëza dhe salcë

+

teeeyyr
Marinimi është’ingrdienti’ kryesor i pulës. Nëse do të provonit ta linit të paktën për një orë, fileton e pulës në marinim, do të provoni shije krejt tjetër të saj.

Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj

Përbërësit për 4 persona:
● 2 gjokse pule ● 250 ml ujë ● 30 g sheqer kaf
● 60 ml salcë soje ● 1 lugë mjaltë e mbushur plot ● 1 thelb hurdhe ● 1 copë xhenxhefil i freskët
(1 cm) ● 2 lugë niseshte misri ● 2 lugë vaj ulliri + niseshte tjetër për të lyer mishin

Përgatitja:
1.Qërojmë xhenxefilin dhe hudhrën.
2.Vëmë në flakë të ulët një tigan në të cilën hedhim ujin, sheqerin, salcën e sojës, mjaltin, hudhrën dhe xhenxhefilin, të cilat I shtypim me grirësin e hudhrave. E lëmë tiganin në zjarr për pak minuta derisa të formohet
një salcë si shurup i trashë duke e përzier vazhdimisht me rrahësin e vezëve me dorë.
3.Gjokset e pulës të prera në feta të vogla e të holla, pasi t’i lyejmë me pak kripë e niseshte I vëmë të skuqen në një tigan me pak vaj ulliri për disa minuta duke i përzier vazhdimisht derisa të skuqen nga të gjitha anët.
4.Tresim 2 lugë niseshte me 4 lugë ujë dhe I shtojmë më pas në tiganin ku kemi salcën. E përziejmë mirë me rrahësin e vezëve me dorë, sa të bëhet si krem homogjen. Nëse është shumëi trashë shtoni pak ujë të valuar. Shtojmë tani copat e pulës dhe e lëmë tiganin në zjarr edhe për 5 minuta, sa të përzien aromat. Ideale është të shoqërohet me oriz të bardhë, të zier vetëm me ujë e kripë.