Njihuni me personazhet e njohur shqiptarë që agjërojnë muajin e shenjtë të Ramazanit
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Nga Living, Fotografia Armand Habazaj
Koha e ngrohtë do të na afrojë çdo fundjavë pranë detit. Dreka me shije deti është plotësuesja e jodit që marrim prej shëtitjeve të gjata. Kjo është një pjatë e thjeshtë por shumë e ushqyeshme dhe me shije të mirë!
Përbërësit për 2 persona:
1 spec të kuq
1 spec jeshil
1 limon jeshil
100 gr kallamar
100 gr oktapod
100 gr karkaleca të mëdhenj
100 gr guaska sipas dëshirës (midhje, vongole etj)
4-5 gjinkalla deti
Kripë, piper
2 thelpinj hudhër
Pak verë të bardhë
Vaj ulliri
Majdanoz të freskët
Përgatitja:
Pastrojmë dhe presim gjithë përbërësit në copa, shirita të trashë, duke i bërë gati për gatim. Në një tigan të madh hedhim vajin e ullirit me hudhrat e shtypura të cilat i heqim pasi të skuqen. Shtojmë specat e prera, i kaurdisim për 2 minuta dhe më pas vendosim kallamarët dhe oktapodin. I skuqim të gjitha bashkë dhe i shuajmë me verë të bardhë. Pasi alkooli të ketë avulluar hedhim pjesën tjetër të frutave të detit duke i lënë karkalecat për në fund. Shtojmë lëngun e limonit jeshil dhe rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Majdanozin e grirë e shtojmë në fund…
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...