Si të visheni për Pashkë, disa kombinime që duhet t'i provoni menjëherë
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Edhe peshku troftë, megjithëse jo të gjihtë jemi mësuar me të, mund të marinohet! Kërkon pak më tepër kohë se peshku i detit por, në fund, shijen e ka po aq të mirë!
Koha e përgatitjes - 30 minuta
Përbërësit për 4-6 persona:
* 4 fileta troftë e pastruar nga lëkura dhe halat (afërsisht 600g)
* 2 portokall +
½ portokall
* 2 qitro rozë
+ ½ qitro rozë
* 1 tufë majdanoz
* vaj ulliri, kripë e piper i kuq
Përgatitja:
1.Shtrydhim lëngun e 1 portokalli dhe lëngun e 1 qitroje. E kullojmë me sitë të imët në një tas, shtojmë pak majdanoz të grirë, kripë, piper të kuq, pak vaj ulliri dhe i lëmë mënjanë.
2.Vëmë në një tavë filetat e peshkut, i spërkasim me salcën e mësipërme, i mbulojmë me plastmasë kuzhine dhe i lëmë në frigorifer të marinohen për të paktën 2 orë.
3.Qërojmë portokallin dhe qitron që na kanë mbetur duke i hequr edhe lëkurën e bardhë. I presim në feta të holla, duke e mbledhur lëngun që krijohet gjatë prerjes, në një tas.
4.Pas 2 orësh, filetat e peshkut i kullojmë nga lëngu i marinimit dhe i skuqim në një tigan me pak vaj ulliri të ngrohur mirë për 1 minutë.
5.Në çdo pjatë vendosim pak feta portokalli, qitro dhe sipër tyre vëmë filetën e peshkut.
6.Në tasin ku kemi mbledhur lëngun që u krijua nga prerja e qitros dhe portokallit në feta, shtojmë tani lëngun e ½ portokalli dhe ½ qitro. Shtojmë pak vaj ulliri, pak kripë, 1 lugë piper të kuq kokërr dhe pak majdanoz të grirë. I përziejmë të gjitha me pirun sa të bëhen si masë homogjene dhe e shpërndajmë nëpër pjata.
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...