Ish asistentja e paditi për ngacmim seksual, reagon Vin Diesel
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Mjafton që të ndryshoni pak përbërësit me të cilët gatuani mishin dhe shija e tij nuk do të jetë asnjëehrë e njëjtë! Sigurisht që nuk keni ndërmend ta shtroni tryezën e festës me mish të pjekur në hell! Kujtohuni që recetat janë në Living dhe shtrimi I tryezës do të jetë më I thjeshtë!
Përbërësit për 6 persona:
1 fileto derri 800-900g ● 10-11 feta të holla spek ose proshutë krudo ● 9-10 domate të thara ● 250g Mozzarella ● 10-12 gjethe borziloku ● 1 lugë gjelle hudhër të bluar ● kripë, piper, rigon ● lëng mishi i valuar
Për salcën:
400g pana për kuzhinë ● 200ml lëng mishi i valuar ● rigon
Përgatitja: Ndezim furrën në 190°.
1.Ndajmë mishin në mes për së gjati (si libër), e spërkasim me pak kripë, hudhër të bluar dhe piper. Shtrojmë në mes të mishit për së gjati: domatet e thara të ndara më parë në copa, sipër tyre vendosim feta Mozzarella dhe në fund fletët e borzilokut. E rrotullojmë si role mishin dhe mbi të vendosim fetat e proshutës në të gjithë gjerësinë e tij. E lidhim me spango për së gjeri e për së gjati.
2.Vëmë mishin në një tigan të madh dhe e skuqim me pak gjalpë për 5 minuta duke e rrotulluar me dy lugë dhe jo me pirun pasi po të shpohet humbet lëngjet.
3.Më pas e transferojmë në një tavë të madhe të lyer më parë me pak vaj, e spërkasim me një garuzhde me lëng mishi, e mbulojmë me letër alumini dhe vëmë të piqet në furrë për 60 minuta. Heqim letrën e varakut 15 minutat e fundit, që mishi të krijojë kore në sipërfaqe. Koha e pjekjes varet nga lloji i mishit që do të përdorni. Mishin, pasi të jetë pjekur, e ndajmë në feta vetëm kur ai të jetë i vakët.
4.Kur mungojnë edhe 10 minuta përgatisim salcën: Në një tenxhere të vogël ngrohim panën me lëngun e mishit, e lëmë për pak minuta në zjarr derisa të trashet salca. E rregullojmë për kripë, i hedhim dhe pak rigon dhe e shërbejmë
bashkë me mishin.
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...