Njihet si modelja me lëkurë perfekte por Hailey Bieber tregon se vuan nga kjo sëmundje e lëkurës
Modelja e njohur Hailey Bieber mund të ketë lëkurën më të bukur dhe më me shkëlqim që kemi parë ndonjëh...
Fileton e pulës mund ta mbushni me çfarë të keni dëshirë, mjafton që të jenë përbërës me shije pak më të fortë se mishi i bardhë, për ta bërë këtë të fundit me më shumë shije. Sot kemi zgjedhur djathin dhe speck-un.
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Koha e përgatitjes: 30 minuta
Përbërësit për 4 persona:
5 feta të holla gjoks pule
5 feta të holla Speck
5 feta djathë Scamorza ose djathë tjetër kaçkavall
rozmarinë, hudhër, kripë, piper, aroma të tjera sipas dëshirës
vaj ulliri dhe gjalpë
1 gotë verë të bardhë
Përgatitja:
1. Në çdo fetë mishi (nëse nuk janë të holla i shtypim me rrahësen e mishit) vendosim një fetë Speck dhe 1 ose 2 feta djathë nëse janë të vogla. E rrotullojmë mishin si role, e mbyllim me një kruajtëse dhëmbësh e spërkatim me pak kripë dhe e lëmë mënjanë derisa të bëjmë role dhe fetat e tjera.
2. Vëmë në zjarr një tigan me pak vaj ulliri dhe gjalpë (ose vetëm vaj ulliri), thelbin e hudhrës dhe i skuqim roletë për pak minuta nga të gjitha anët. I spërkasim me aroma sipas dëshirës, një degë rozmarine dhe pasi mishi të jetë skuqur mirë nga të gjitha anët, hedhim verën, vëmë kapakun dhe i lëmë në zjarr për 20 minuta afërsisht. Gjatë kësaj kohe, i kontrollojmë që nëse vera ka shteruar, të shtojmë verë tjetër ose ujë. I shërbejmë menjëherë.
Modelja e njohur Hailey Bieber mund të ketë lëkurën më të bukur dhe më me shkëlqim që kemi parë ndonjëh...
Mjeku Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, u shpreh se në vendin tonë 9 pe...
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës u vendos se një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, k&eu...