Shenjat që paralajmëron Meri Gjini, çfarë ju pret këtë fundjavë
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
Nëse e shoqëroni mishin, që në gatim, me perime e djathëra, nuk keni nevojë të përgatisni pjata të tjera shoqëruese. Roleja e viçit do të jetë shumë e shijshme e kombinuar me mortadelën e derrit dhe shijen e djathërave.
Receta Conad nga Living, Fotografia Armand Habazaj
PËRBËRËSIT
Uthull balsamike
Hudhër
Miell
Djath Philadelphia
Djath Grana
Limon
Mortadelë me mish derri
Piper
Majdanoz
Kripë
Verë e bardhë
Mish viçi
PËRGATITJA:
Vendosim në tryezën e gatimit 12 feta të holla mish viçi dhe mbi të shtojmë mortadelën. Më pas e lyejmë me pak djathë Philadelphia, shtojmë djathin Grana dhe pak uthull balsamike. I mbledhim në formë rrumbullake dhe i fiksojmë me kruajtëse dhëmbësh. Spërkatim involtinit me miell dhe i kalojmë në tigan me vaj për disa minuta. Shtojmë kripën, specat dhe i spërkatim me një gotë verë të bardhë. I lëmë të ziejnë derisa involtini të ketë pirë të gjithë lëngun. Pasi t’i heqim nga tigani, i vendosim involtinit të piqen në 200 gradë për 10 minuta duke shtuar hudhrën, majdanozin dhe lëngun e limonit. Shërbehen të nxehta.
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...
Njoftimi i Kate Middleton se ishte diagnostikuar me kancer tronditi botën, menjëherë pas lajmit se edhe mbreti Charles vuante nga kanceri, duke...