Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
E keni provuar mishin e marinuar me qumësht? Ndikon shumë në në butësinë e tij dhe vlen e njëjta gjë edhe kur e gatuajmë me qumësht…Dafina është në dorën tuaj, mund ta zëvendësoni me erëza të tjerë të freskëta.
Koha e përgatitjes - 1 orë e 30 minuta - pjata komplet
Përbërësit për 6 persona:
1 kg filetë viçi • 300 ml qumësht me yndyrë – i vakët • 50 g pançetë në kubikë (jo e tymosur) • 1 lugë gjalpë • 1-2 gjethe dafine – mund të mos e përdorni, nëse nuk ju pëlqen • 3 lugë vaj ulliri • kripë, piper
Përgatitja:
1. Mishin e shpojmë me majën e thikës në disa vende dhe te çdo e çarë, fusim një copë pançetë. E lyejmë me pak kripë e piper në të gjitha anët dhe e lidhim për së gjeri e për së gjati me spango kuzhine që të mos humbë formën gjatë gatimit.
2. Në një tigan të madh që mund të nxërë mishin për gjithë gjatësinë e tij, ngrohim gjalpin me vajin. Skuqim mishin për pak minuta, duke e rrotulluar me lugë që të krijojë kore nga të gjitha anët. Mjaftojnë 6-7 minuta, pasi e skuqim me flake të lartë.
2. Hedhim qumështin bashkë me gjethet e dafinës, i vëmë kapakun dhe e lëmë në flakë të ulët për 60-70 minuta, por duke e rrotulluar herë pas here dhe nëse është nevoja, shtojmë qumësht. Bëjmë provën me majën e një thike dhe
nëse nga mishi nuk del lëng rozë, ai është gati. Fikim zjarrin, heqim gjethen e dafinës, heqim mishin dhe e mbështjellim me letër alumini, ndërsa lëngun që ka mbetur, e vëmë në zjarr që të trashet ose nëse dëshironi mund të tresni 1-2 lugë të vogla niseshte dhe t’i përzieni me lëngun që ky të trashet më shumë.
Heqim spangon dhe e presim mishin në feta. E shoqërojmë me karota ose patate të furrës, ose sipas dëshirës.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...