Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Pjesa e gjoksit të pulës, nuk është gjithmonë e pëlqyeshme për shkak të mungesës së një shije të plotë apo thatësisë që i ndiejmë në qiellzë, ndërsa e hamë. Nëse marinohet me salcën e duhur, nuk do të ketë më shijen e mëparshme dhe mund të kthehet në një nga pjatat tuaja të preferuara!
Përbërësit për 4-6 persona:
1 lugë gjelle mjaltë ● 2 lugë gjelle vaj ulliri ● 2 lugë gjelle uthull balsamike ● 1 lugë gjelle mustardë ● kripë, piper, rigon, majdanoz i thatë i grirë ● një pulë e ndarë në copa
Përgatitja:
Përziejmë në një tas të gjithë përbërësit e mësipërm. Mishin e pulës e hedhim në një qese plastike, shtojmë aty salcën e mësipërme, e mbyllim mirë qesen dhe e lëmë në frigorifer për 2-3 orë për t’i dhënë mundësi aromave që të përzihen me njëra-tjetrën dhe me mishin. Më pas heqim mishin nga qesja dhe e pjekim siç e kam përshkruar te paidhaqet ose në barbekju.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...