Dijonisi “thumbon” Valerin: Je shumë sensual
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Nëse do dini t’i shtoni erëzat apo salcat e duhura salmonit, duke i bërë edhe pjekjen e duhur, do të merrni shijen më të mirë të këtij peshku të pasur me Omega 3.
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Për 4 persona: 4 fileta salmon pa lëkurë (ose troftë) • 100g bukë e thekur e grirë • 1+1/2 lugë sheqer kaf • 2 lugë mustardë Digione • 1 lugë gjelle gjalpë i tretur i ngrohtë • lëkura e grirë e 2-3 kokrrave lime • një tufë majdanoz • 1/2 lugë kafeje kripë, piper
Përgatitja:
1.Ndezim furrën në temperaturën 180°C.
2.Në një tas përziejmë bukën e grirë me sheqerin, mustardën, lëkurën e grirë të lime, majdanozin e grirë, kripën dhe piperin. Shtojmë gjalpin e tretur dhe e përziejmë mirë me masën e mësipërme.
3.Lyejmë filetat me këtë përzierje dhe i vendosim te tava me letër furre. I mbulojmë sipër me përzierjen që ka mbetur duke e shtypur me dorë sipër filetës. Tavën e fusim në furrën e ngrohur më parë dhe e lëmë të piqet për rreth 20 minuta. Sipas dëshirës, e shoqërojmë me patate dhe lulelakër të ziera në avull dhe të kaluara në tigan me pak gjalpë.
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...