Miss Sara: Nuk quhesh k*rvë me 4 lidhje në vitin 2024
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...
Me këtë pjatë, nuk do të keni nevojë për asgjë tjetër. Ka brenda mishin e bardhë dhe freskinë e ngjyrat pranverore në sallatë.
Për 4 persona duhen:
20 gr kaperi
30 gr ullinj të zinj pa bërthamë
300 gr luleshtrydhe
5 lugë gjelle lëng limoni
Lëkura e grirë e një limoni
7 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë, piper
2 vezë
50 gr miell misri
50 gr djathë parmixhan të grirë
3 lugë gjelle miell
350 gr gjoks pule
100 gr rukola
2 degë borzilok
Përgatitja:
Kaperin dhe ullinjtë i presim hollë. Pastrojmë luleshtrydhet, shpëlajmë gjokset e pulës, I thajmë me letër kuzhine dhe i presim në feta 2 cm. I spërkasim me kripë dhe piper. Lajmë rukolën e borzilokun dhe i lëmë mënjanë. Presim 100 gr nga luleshtrydhet në kubikë, ndërsa pjesën tjetër më katërsh. Lëngun e limonit dhe lëkurën i përziejmë me vajin e ullirit. Bashkojmë ullinjtë, kaperit, luleshtrydhet dhe u hedhim kripë e piper. Vezët i përziejmë me miellin e misrit dhe parmixhanin e grirë. Filetot e pulës i kalojmë në miell e më pas në përzierjen e vezëve. Skuqen në vaj të nxehtë për 5 minuta pastaj i vendosim në një pjatë së bashku me luleshtrydhet, rukolën dhe brozilokun. Sipër hedhim përzierjen e vajit të ullirit me limon.
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Armokromia është një temë që po thellon kureshtjen e njerëzve çdo ditë e më shumë. Pak e njohin, por shqip...