Shembja e urës në Baltimore, nxirren nga uji trupat e pajetë të dy burrave; Vijon kërkimi
Pas kërkimit të forcave të shpëtimit në SHBA për njerëzit që ranë në ujë, për shkak të shembj...
Sallatën e ftohtë me makarona mund ta bëni me çfarë të doni, mjafton edhe vetëm djathi i bardhë me domatet por, nëse shtoni pak aromë peshku apo mishi do të bëhen sigurisht më të shijshme!
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Përbërësit për 4 persona:
● 500 g pasta format i shkurtër
● 100 g misër konservë i kulluar nga lëngu
● 200 g ton konservë i kulluar nga vaji
● 150/200 g domate qershiza
● 2 qepë të kuqe
● borzilok i freskët, vaj ulliri dhe kripë sipas dëshirës
Përgatitja:
1. Vëmë makaronat të ziejnë me ujë të valuar, të kripur, për aq minuta sa thuhet në ambalazh.
2. Ndërkohë, në një tas të madh përziejmë domatet e ndara në mes, borzilokun e copëtuar me dorë, qepën e grirë hollë, misrin dhe tonin. I rregullojmë për kripë e vaj, i përziejmë mirë dhe I lëmë në frigorifer të mbuluara me plastmasë kuzhine. Pastën e zier, e ftohim duke e shpëlarë me ujë të ftohtë. E përziejmë me pak vaj ulliri, e hedhim në tasin ku kemi përzierjen tjetër, e mbulojmë me plastmasë kuzhine dhe e lëmë në frigorifer të paktën një orë përpara se të shërbehet.
Pas kërkimit të forcave të shpëtimit në SHBA për njerëzit që ranë në ujë, për shkak të shembj...
Një pjesë e fermerëve teksa qëndrojnë në verandën e “Ferma VIP” kanë diskutuar për nominimet dh...
Luna Met'hasani, vajza e gazetarit Defrim Met'hasani ka fituar betejën me tumorin. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë Luna, përmes nj...