Shembja e urës në Baltimore, nxirren nga uji trupat e pajetë të dy burrave; Vijon kërkimi
Pas kërkimit të forcave të shpëtimit në SHBA për njerëzit që ranë në ujë, për shkak të shembj...
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Është një sallatë tipike e vjeshtës! Nëse doni, mund të mos përdorni të gjithë përbërësit që propozojmë, bëhet njësoj e shijshme edhe me më pak përbërës, apo duke u shoqëruar thjeshtë me vaj ulliri.
Përbërësit për 4 persona:
200g grurë ● 3 gjethe dafine ● 1 dado vegjetale● 50g fara pishe● 1 shegë e qëruar● 2 portokall● 1-2 tufe rukola● 200g djathë i bardhë në kubikë● 1 lugë e vogël mustardë● 1 lugë e vogël mjaltë● 2 lugë gjelle uthull balsamike● 3 lugë gjelle vaj ulliri● 2 lugë lëng portokalli● kripë
Përgatitja:
1.Grurin e vëmë një natë më parë në tas me ujë të ftohtë. Të nesërmen e shpëlajmë dhe e vëmë të ziejë për 45 minuta në tenxhere me ujë të ftohtë, me dadon vegjetale dhe gjethet e dafinës. Megjithatë, ndiqni udhezimet te letra e ambalazhit të grurit. Vetëm tani e rregullojmë për kripë. E lëmë të ftohet.
2. Farat e pishës i pjekim në tigan pa vaj, për pak minuta sa të marrin pak ngjyrë. I lëmë mënjanë.
3. Përgatisim salcen Vinagrette: përziejmë me pirun ne një tas, 2 lugët e lëngut të portokallit, vajin e ullirit, uthullën balsamike, mustardën dhe mjaltin.
4. Grijmë me dorë rukolen, ndajmë në feta portokajtë. Hedhim në një tas të madh grurin dhe të gjithë përbërësit e tjerë. I spërkasim me salcen Vinagrette dhe i lëmë të pushojnë për pak minuta, sa të përzihen aromat dhe më pas e shërbejmë!
Pas kërkimit të forcave të shpëtimit në SHBA për njerëzit që ranë në ujë, për shkak të shembj...
Një pjesë e fermerëve teksa qëndrojnë në verandën e “Ferma VIP” kanë diskutuar për nominimet dh...
Luna Met'hasani, vajza e gazetarit Defrim Met'hasani ka fituar betejën me tumorin. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë Luna, përmes nj...