Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Koha e përgatitjes - 20 minuta: Përbërësit 4-6 persona (për një darkë bufe me miqtë pasi konsumohet e ftohtë):
450 g makarona flutur ose ato që ju ndodhen, mjaft që të jenë të shkurtra
2 mollë jeshile dhe 1 mollë e kuqe, të qëruara, të prera në kubikë dhe të lyera me lëng limoni që të mos nxihen 70 g boronica të kuqe të thara ose qershi të thara
250 g djathë i bardhë i thërrmuar
2 qepë të kuqe të prera në kubikë
2 lugë vaj ulliri
1 lugë lëng limoni
pak majdanoz
Për salcën vinaigrette: përziejmë me pirun 3 lugë lëng limoni, 3 lugë vaj ulliri dhe kripë e piper sipas dëshirës.
Përgatitja:
1Në një tenxhere me ujë të valuar e me kripë, hedhim makaronat e i lëmë të ziejnë. Më pas i kullojmë, i përziejmë me salcën vinaigrette dhe i lëmë të ftohen.
2Në një tigan që e kemi vendosur në temperature mesatare, skuqim qepën me 2 lugë vaj ulliri, shtojmë më pas 1 lugë lëng limoni, e spërkasim me kripë dhe e lëmë të ftohet.
3Në një tas të madh, përziejmë: makaronat me djathin, mollët, qepën, boronicat dhe pak majdanoz. E shërbejmë menjëherë ose e mbulojmë me plastmasë kuzhine dhe e lëmë të pushojë në frigorifer, deri në momentin që do ta konsumojmë.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...